Ja reagimi i Qeverisë për emërtimin e rrugës me emrin e Sllobodan Millosheviqit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Po bënin gara në rrugën Lipjan-Veternik, gjobiten shoferët

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur kundërshtimin e tyre për emërtimin e rrugëve në Ranillug me Sllobodan Millosheviq dhe Drazha Mihajlloviq, siç ishin propozuar.

Në njoftim theksohet:

Lidhur me vendimin për emërtimin e rrugëve në Komunën e Ranillugut, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) bëjnë këtë njoftim:

– Vendimi i Kuvendit të Komunës Nr. 02/086/2014 datë 25 shtator 2014 është miratuar në Kuvendin e Komunës. Në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-071 për Sistemin e Adresave, Njësia për sistemin e adresave në kuadër të Agjensionit Kadastral të Kosovës, ka kundërshtuar përmbajtjen e vendimit dhe listën e emërtimeve, menjëherë pas miratimit, për shkak që përmban emra të rrugëve të papranueshme dhe po ashtu janë bërë shkelje teknike në formatin e planifikuar te vendosjes së tabelave.

-Po ashtu, lidhur me këtë vendim, Kryetari i Komunës së Ranillugut bazuar në nenin 58 (pika k) të Ligjit Nr. 03/L-040 Për Vetëqeverisje Lokale, dispozitat e mbrojtjes së komuniteteve, e ka konsideruar këtë vendim të papranueshëm dhe i ka kërkuar me shkrim Kuvendit Komunal rishqyrtimin e vendimit dhe përmirësimin e tij duke përjashtuar propozimet lidhur me emrat e disa rrugëve.

-Në vazhdim, Kuvendi Komunal ka planifikuar mbajtën e mbledhjes për shqyrtimin e këtyre vërejtjeve dhe kjo pritet të ndodhë në mbledhjen e radhës.

MAPL dhe MMPH në mënyrë të vazhdueshme, kanë monitoruar dhe po e vazhdojnë këtë proces që nga momenti i aprovimit në Kuvendin Komunal për t’u siguruar që ky Vendim i Kuvendit të Komunës së Ranillugut të harmonizohet me dispozitat e ligjit për sistemin e adresave si dhe akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji.

Prandaj, ky vendim nuk është në fuqi, por në procedurë të rishqyrtimit, ashtu siç është përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-071 për Sistemin e Adresave si dhe Ligjin Nr. 03/L-040 Për Vetëqeverisje Lokale. MAPL dhe MMPH nënvizojnë se në rast të mosrespektimit të rekomandimeve të Agjensionit Kadastral dhe kryetarit të Komunës, ndaj Kuvendit Komunal do të marrë masat përkatëse ligjore’, përfundon njoftimi i këtyre dy ministrive.

Sllobodan Millosheviq, i cilësuar si kasapi i Ballkanit, shkaktar i luftës së përgjakshme në vendet e ish-Jugosllavisë në vitet e ’90-ta, që mori jetën e rreth 300 mijë personave dhe mijëra vendbanimeve të shkrumbuara, vdiq në Hagë, deri sa po gjykohej për krimet e bëra, ndërsa Drazha Mihajlloviq po ashtu konsiderohet si kryevrasës i qindra mijë joserbëeve gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...

Sveçla: Lista Serbe e udhëzuar nga Beogradi bojkotoi e sabotoi zgjedhjet në katër komunat veriore

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se Lista Serbe e udhëzuar...