Ndër shumë çështje të diskutuara, Kryetari Ahmeti, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ka theksuar risitë në planifikimin e buxhetit për vitin 2016, si: ngritjen e buxhetit në sektorin e Bujqësisë nga 15 mijë euro, në 100 mijë euro për vitin 2016, në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga 20 mijë euro në 50 mijë euro, dhe ngritjen e investimeve kapitale nga 2790834.00 euro në 3074840.00 euro, kjo punë e mirë është arrite duke i zvogëluar mallrat dhe shërbimet, ka thënë ndër të tjera kryetari Ahmeti, thuhet në njoftim nga Komuna e Lipjanit.