Ja qfar tha Jan Brathu në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e Bujqësisë Feti Krasniqin, të hënën kanë pritur Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jan Brathu.
Në këtë rast, u diskutua vazhdimësia e bashkëpunimit reciprok në mes Komunës së Lipjanit dhe Shtetit Norvegjez.
Kryetari Ahmeti duke i uruar mirëseardhje Ambasadorit Brathu njëherit ka falenderuar atë për të gjitha invesimet e bëra deri më tash nga Shteti Norvegjez, me theks të veqant investimet në shkollën e mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan.
Në anën tjeter Ambasadori Brathu, ka përmendur investimet që janë bërë në komunën e Lipjanit , të cilat investime kapin shumë afër 8 milion euro.
Ambasadori Brathu ka ofruar mbështetjen në renovim të disa objekteve të ndërtuara më herët e të cilat është e domosdoshme të përmirësohet funskionimi i tyre siç është rasti me ngrohjen qendrore, kyqjen e kanalizimit në rrjtetin qendror , përmirësimin e rrugës nga objektet deri në rrugën kryesore mirëmbajtjen e vazhdueshme të objekteve etj.
Njëherit Brathu ka theksuar qëllimin kryesor të kësaj vizite,

Bashkëpunimin edhe me të gjërë ku për veq komunës së Lipjanit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Ambasadës Norvegjeze të kyqen edhe partner bashkëpunues të cilët janë të gatshmëm të investojnë në këto hapësira, në mënyrë që këto hapësira të shfrytëzohen dhe të mbulohen sa më shumë aktivitete pune të cilat do të gjeneronin të hyra do të nxisnin krijim e vendeve të punës dhe të kordionojnë bashkëpunimin në mes sektorëve të arsimit, bujqësisë dhe bizneseve.
Kryetari Imri Ahmeti u zotua se për të gjitha këto aktivitete do bashkëpunojmë ngusht në mënyrë institucionale që ti përkrahim sa më shumë këto iniciativa , dhe shtoi nevojën e një ristrukturimi të asaj pjesë shumë të rëndësihsme për komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...