Ja pse ​Kroos është i pazëvendësueshëm në Real

PUBLIKUAR

Toni Kroos është i pazëvendësueshëm për trajnerin e madrilenëve, Zinedin Zidan.

Ky i fundit e konsideron mesfushorin gjerman si një element të rëndësishëm të skuadrës së tij, aq sa ai nuk guxoi ta heqë nga formacioni as në ndeshjen e së mërkurës për Kupën e Mbretit ndaj Cultural Leonesa, që luan në kategorinë e tretë spanjolle.

Edhe pse Kroos është lojtari që ka luajtur më shumë minuta për Realin këtë sezon, ai qëndroi në fushë për 90 minuta në fitoren e djeshme 1-7 ndaj Leonesa.

Ndeshja e së mërkurës mund të ishte një mundësi e mirë për gjermanin që të pushonte, pasi në letër është ndeshja më pak e vështirë e madrilenëve.

“Duhet të luante në atë pozicion, pasi kemi mungesë lojtarësh për atë rol”, ka shpjeguar Zidan pas fitores 7-1 ndaj Leonesa.

“E pyeta nëse donte që ta zëvendësoja në fund të pjesës së parë, por ai këmbënguli që të vijonte të luante, e për mua nuk kishte asnjë problem”, shtoi më tej francezi.

Kroos është aktivizuar në 13 ndeshje në La Liga duke qenë fushë për 1,121 minuta, 88.8% të kohës së mundshme. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...