Ja pse nuk duhet të kemi frikë nga Serbia, sipas Jamie Shea

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea në Zona e Debatit të Klan Kosovës ka folur për sfidat e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë në Kosovë, punën e bërë në përgatitjen e forcës ushtarake vendore – Forcës së Sigurisë së Kosovës, sfidat e sigurisë në Ballkan dhe rrugën drejt të ardhmes së përbashkët të popujve të gadishullit më të vjetër të Kosovës.

Shea ka thënë se tonet nacionaliste janë duke u venitur në vendet e Europës dhe se Serbia është duke ndryshuar po ashtu, duke u “europianizuar”, njofton Klan Kosova.

“Shqipëria të jetë më afër BE-së që të kemi një vizion”.

“Në fakt përgjigja nga unë është duke marrë shembull sa më e suksesshme të jetë Kosova, për arsye se juve e keni eksploruar këtë pasuri të madhe të vendit tuaj aq më shumë do të vijnë të rinj serb për të jetuar dhe vepruar këtu”.

“Ju e shihni tashmë në Europë, njerëzit janë duke i bartur këto zhvillime”.

“Argumentet nacionaliste nuk sjellin asgjë – vetëm lënë vendin prapa”.

“Gjëja e parë që është është të i tregojmë Beogradit që ju jeni një shtet i suksesshëm, nuk jeni në rrezik. E dyta, largojeni mendjen që mund të atakohet Beogradi, psh dialogu me Serbinë”.

“E treta Serbia është ndryshe Millosheviqi ka vdekur në Hagë dhe gjërat shumë kanë ndryshuar”.

“E ardhmja është me BE-në, Europën dhe jo me Rusinë”.

Sipas tij nuk ka arsye për të pasur frikë nga Serbia, pasi Kosova nuk do të ketë përballje direkte me Serbinë, për shkak të prezencës së NATO-s në Kosovë.

“Ju duhet të keni më shumë besim, e di se është e vështirë pas asaj që keni përjetuar gjatë viteve 99, por juve nuk duhet të ballafaqoheni me Beogradin”.

“Ne varemi jo vetëm në cilësinë e lidershipin këtu por edhe në atë në Beograd që të tregojmë një lidership të duhur nga të dy anët”.

“Pra mos u frikësoni, frika nuk është strategji e duhur”.

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...