Ja pse Ibrahimovic e quajti Francën një vend të ndyrë (Video)

PUBLIKUAR

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, nuk ka qenë aspak i kënaqur me vendimet e arbitrit në ndeshjen kundër Bordeaux dhe është shfaqur shumë i nervozuar pas takimit, duke thënë se Franca është një vend i ndyrë.

Kampioni i Francës pësoi me rezultat 3-2 në terren mysafir, ndërsa të dy golat e kryeqytetasve i realizoi suedezi. Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Lionel Jeffredo, nuk reagoi fare kur portieri i Bordeauxit e kapi me dorë topin e kthyer nga mbrojtësi, gjë që nuk është e lejuar me rregulla, dhe ishte pikërisht ky incident që e tërboi krejtësisht Ibrahimovicin.

“Gjatë 15 vitesh nuk kam parë arbitër si në këtë vend të ndyrë. Ky vend as që e meriton PSG-në. Nuk jeni duke luajtur me amatorë…”, është xhiruar duke thënë Ibrahimovic pas ndeshjes.

Në vazhdim ju ftojmë ta ndiqni videon e incidentit dhe pastaj reagimin e Ibrahimovicit pas lojës. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...