Ja pse Dembelen e quajnë mushkonjë

PUBLIKUAR

Pasditen që Barcelona nënshkroi me Dembelen, Samuel Umtiti e mirëpriti transferimin e ri të skuadrës me një mesazh “mirë se vjen, mushkonjë”.

Ditën e prezantimit, në një intervistë për Barça TV, Dembele u pyet pse e ka nofkën “mushkonjë”. Ai rrudhi krahët dhe tha se nuk e dinte, transmeton Express.

Por, pas dy paraqitjeve në “Camp Nou” (22 minuta kundër Espanyol dhe 71 të tjerë kundër Juventus), e dimë se fiziku dhe futbolli i tij korrespondojnë me këtë nofkë, shkruan Mundo Deportivo.

Mushkonja është insekt i familjes së fluturës, me trup shumë të hollë dhe ngjyrë të errët, me gjashtë këmbë të gjata.

Dembele është i hollë dhe kë këmbë të gjata dhe me lëvizje të veçanta e hapa të mëdhenj, gjë që e bën të vështirë stopimin e tij. Dëshmia është se në më pak se 90 minuta lojë ai është fauluar tri herë dhe nga këto tri ndërhyrje ndaj tij, kundërshtarët janë ndëshkuar dy herë me karton të verdhë.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...