Ja planet e De Biasit për ndeshjen kundër Ukrainës (Video)

PUBLIKUAR

Kundër Katarit, Kuqezinjtë treguan një formë të mirë, por testi i vërtetë për ta është ndeshja e të premtes përballë Ukrainës, një kundërshtar i një tjetër niveli.

E një ditë para kësaj sfide, trajneri Gianni De Biasi zbuloi disa dilema nga formacioni që mund të zbresë në fushë.

“Në ndeshjen ndaj Ukrainës do të ketë disa ndryshime dhe do të luajnë ata lojtarë që nuk ishin ndaj Katarit”, ka thënë trajneri i Kombëtares në një deklaratë për mediat, transmeton TCH.

Sa i takon Evropianit, strategu italian duket se i ka idetë e qarta – të ruajë stilin e lojës që skuadra zhvilloi në fazën kualifikuese.

“Nuk duhet të humbim karakteristikat që na sollën në Francë dhe nuk duhet të shkojmë për pushime në Kampionatin Evropian“, ka shtuar përzgjedhësi.

Në këndvështrimin e tij, ndeshja e parë në ‘Euro 2016’, ajo kundër Zvicrës është edhe më e rëndësishmja.

“Ndaj Zvicrës do të jetë një ndeshje e veçantë dhe sfida mes vëllezërve Xhaka do të jetë një sfidë brenda sfidës”, ka theksuar De Biasi.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...