Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar nga Frank Tuci, Kryetar i Bashkësisë së Fushë-Arrëzit të Shqipërisë, gjatë ditë së sotme në këtë ditë feste kanë vizituar edhe fabriken e lëngjeve MS Quality të pronarit Sabit Pacolli, njoftoi Komuna.
Në Kë rast kryetari Imri Ahmeti fillimisht ka ururar afaristin e këtij biznesi për fillimin e punimeve të kësaj fabrike duke theksuar se çdo investim në Lipjan është i mirëseardhur dhe se sne si komunë jemi të interesuar ti mirëpresim investirorët duke ju dhënë hapësirë dhe duke i hequr çdo barierë administrative dhe tarifore të të gjitha bizneseve që dëshirojnë me investu në Lipjan me qëllim të gjenerimit të vendeve të reja të punës,
Ndërsa, Sabit Pacolli ka falenderuar Kryetarin Ahmeti për vizitën në ditën më të veçantë për popullin tonë, në të njejtë kohë ai ka falenderuar kryetarin Imri Ahmeti për mbështetjen dhe lehtësimin e procedurave në funsionion të bizneseve, po ashtu ai ka informuar kryetarin Ahmeti lidhur me investimet në këtë biznes



