Ja kush janë policët që e shpëtuan plakun e Semetishtit nga vetëvrasja (Video)

PUBLIKUAR

Policët Blerim Kuçi dhe Rafet Bytyçi, kanë bërë një vepër me të cilën tani po mburret i tërë qyteti i Suharekës.

Policët e njësitit të biçiklistëve, reaguan shpejt kur e panë një qytetar të dëshpëruar që kishte vendosur t’i japë fund jetës së tij.

Rasti ka ndodhur në mesditën e së premtes, ndërsa plaku Muhamet Bytyçi që kishte provuar ta vrasë veten, thotë se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Ky banor i Semetishtës, diçka të tillë, paraprakisht kishte provuar ta bënte edhe në oborrin e gjykatës, por aty ia pamundësuan rojet e objektit.

Ndërkohe, vazhdon të jetë i pakënaqur me një vendim të gjykatës lidhur me një kontest pronësor.

SHIKO MË SHUMË

Protestat në kryeqytet, paralajmërohen vonesa në transportin urban

Për shkak të protestave të paralajmëruara për sot në kryeqytet, qytetarët janë njoftuar se...

Arrestohet një person në Skënderaj për krime lufte

Një person i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” është arrestuar...

Protesta për ligjin e Speciales rikthehet sot në Prishtinë, shtohet prania e policisë te Qeveria e Kosovës

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të rikthehen sot në protestë, duke...