Ja kush është nxënësi që u plagos brenda klasës në Podujevë

PUBLIKUAR

Ilir Pollomi, nxënës i klasës së 11-të, raportohet se është plagosur me armë zjarri në mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur derisa ai ishte në orën mësimore në shkollën e mesme ‘’Fan Noli’’ në Podujevë.

Klan Kosova merr vesh se rasti ka ndodhur në orën 8:05, pak minuta para se të fillonte ora e parë mësimore.

I plagosuri i cili është nxënës i kësaj shkolle ishte i ulur në bankën e mësimit kur një plumb i erdhi nga dritarja dhe e plagosi atë në buzën e poshtme, njofton Klan Kosova.

Trajtimin e parë, pacienti Ilir Pollomi, e mori në emergjencë në QKUK, ndërsa tani është duke u operuar në kirurgjinë maksillofaciale.

Mjekët njoftojnë se ai është jashtë rrezikut për jetë dhe nuk ka lëndime as në dhëmb e as në nofull.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...