Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje formimin e Asociacionit të Komunave serbe, duke e vënë fajin te kasta politike e korruptuar.
“Me arritë në këtë gjendje të shtetit 16 vite pas 1999 është shenjë e paaftësisë, korrupsionit, servilizmit e shumë e shumë të këqijave që na kanë sjellë disa individë. Pasurimi i familjeve të tyre na e ka sjellë edhe asociacionin brenda Kosovës. Nuk kemi nevojë ti durojmë pasurimin e tyre e as degradimin e shtetit më. Boll ma!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


