Ja kur pritet të rishikohen masat anti-COVID

PUBLIKUAR

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se ka një dakordim që çdo dy javë të takohen me përfaqësues të qeverisë për të diskutuar për pandeminë dhe mundësinë e rishikimit të masave anti-COVID.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Ibrahimi ka bërë me dije se kërkesat e këtij asociacioni janë përfshirë pothuajse në tërësi nga ana e ministrisë së Shëndetësisë.

“Në të ardhmen do të kërkojmë që të krijohen ekipe mobile për vaksinime të qytetarëve, pra që personeli shëndetësor të shkoj tek qytetari”, ka theksuar Ibrahimi.

Ai ka thënë se varësisht prej situatës me pandeminë edhe mund të dalin kërkesa të reja.

Kujtojmë se një ditë më parë kanë hyrë në fuqi masat e reja. Ora policore vazhdon të mbetet, derisa hyrja në kafene është kushtëzuar me certifikate të vaksinimit ose me testin PCR negativ.

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...