Ja kur do të rikthehen Suarez dhe Messi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Luis Suarez pritet të rikthehet këtë fundjavë në ndeshjen e Barcelonës kundër Valencias në La Liga, derisa Lionel Messi javën e ardhshme kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Suarez u stërvit me bashkëlojtarët e tij të enjten në mëngjes dhe kjo nënkupton se ai do të jetë në gjendje të luajë të shtunën mbrëma kundër Valencias, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi uruguaian u lëndua në ndeshjen e parë të Barçës në La Liga këtë sezon kundër Athletic Bilbaos dhe mungoi në dy takimet pasuese ndaj Real Betisit dhe Osasunas.

Rikthimi i tij do të jetë i mirëseardhur dhe lehtësim për trajnerin Ernesto Valverde , i cili i ka humbur pesë pikë tashmë në tri ndeshjet e para.

Messi, ndërkohë, mungoi në tri ndeshjet e para të Barcelonës deri tani këtë sezon dhe nuk u stërvit me grupin as të enjten, që nënkupton se ai do të mungojë edhe kundër Valencias.

Synimi i Messit është të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të Barçës në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit të martën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...