Ja kur do të kthehet nga lëndimi Messi

PUBLIKUAR

Vetëm dy javë pasi e theu krahun e tij të djathtë në ndeshjen kundër Sevillas, ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, mund të kthehet në mesjavë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit në San Siro.

Gjenda e krahut të tij është duke u përmirësuar me shpejtësi të madhe dhe edhe nëse nuk arrin të luajë në ndeshjen kundër italianëve, ai pritet të kthehet kundër Real Betisit, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo Marca e ka konfirmuar se Messi do të udhëtojë në Milano me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës. Pritet që trajneri Ernesto Valverde do t’i marrë 19 lojtarë në San Siro, dhe nëse argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm atëherë Valverde do ta zgjedhje lojtarin tjetër shtesë.

Tri fitoret nga tri ndeshjet e deritanishme në Ligën e Kampionëve i kanë dhënë hapësirë katalonasve dhe Valverde do ta marrë vendimin për Messin pasi të bisedojë me të dhe me stafin mjekësor.

Trajneri e di se Leo dëshiron të luajë çdo ndeshje, por ai nuk është i gatshëm të rrezikojë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...