Ja çka thotë Milaim Zeka për përplasjen mes Ramiz Lladrovcit e Rexhep Selimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Publicisti dhe gazetari Milaim Zeka ka reaguar ndaj akuzave dhe kundërakuzave ndërmjet dy ish- oficerëve të Luftës së UÇK-së, Ramiz Lladrovci e Rexhep Selimi.

Zeka në një shënim në Facebook, ka thënë se këto janë vetëm inate primitive

Lexojeni postimin e plotë të Zekës në Facebook:

“Kur inatet leshohen ne akuza

Inatet e Rexhep Selimit dhe te Ramiz Lladrovcit, tani me jane leshuar ne akuza te renda, qe do te ishte e mjaftueshme te merrej me to edhe Gjykata Speciale.

Eshte akuze e rende ajo qe Rexhep Selimi e leshoi diten e 26 shkurtit kunder Hashim Thacit, ne Parlamentin e Kosoves. Vetem nga inati i madh, ai shkoi pertej njerezores, dhe deshi ta perdorte edhe voten e Adem Jasharit, e dikush te Ibrahim Rugoves, vetem qe Thaci te mos votohej per president.

Keto inate primitive, i kane shoqeruar keta njerez edhe gjate luftes, edhe pas luftes, po i shoqerojne edhe sot, besa edhe neser. Vetem nga inati, Rexhep Selimi dhe te tjeret e opozites, u bane bashke edhe me kopilet e Sllobes, vetem per te rrexuar Thacin. Tek e shihja Jakup Krasniqin duke mbajtur fjalim perpara disave qe e degjonin poshte, thosha me vete: A eshte e mundur?! Njesoj vlene edhe per te tjeret.

Rexhep Selimi eshte akuzuar pa te drejte per shume gjera te luftes, prandaj mu per kete, ai nuk eshte dashur te shprushe nje plage te vjeter, dhe eshte dashur ta dije, qe per momentin, asnje lider nuk ka qene me i mire se sa Thaci, kuptohet duke perjashtuar veten time ne kete rast.

Po edhe Ramizi ka reaguar nga inati. Besoj qe nuk eshte ne rregull qe po keqperdoren kaqe shume emrat e te vdekurve, per me ju ba qare te gjalleve te vdekur. Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova duhet te lihen te qete ne ate bote. Ata nuk duhet te perdoren per poena politik.

Kosova ka nevoje me i qu proceset per para, po pa inate, edhe pa i perdorur te vdekurit per te keq…” (sic), ka shkruar Zeka.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...