Ja çka po e shpëton Van Gaalin nga shkarkimi

PUBLIKUAR

Legjenda holandeze, Patrick Kluivert, thotë se Louis Van Gaal është me fat që nuk është shkarkuar.

Pozita e holandezit te United është lëkundur shumë pas rezultateve negative dhe mos shkarkimi i tij sipas Kluivert ka një arsye.

“Nëse emri i tij nuk do të ishte Van Gaal, ai do të ishte i shkarkuar”.

“Kur shikoni te menaxherët e kaluar si David Moyes, atij nuk i është dhënë shumë kohë. Nëse Van Gaal nuk do ta kishte reputacionin dhe emrin e tij, ai moti do të ishte shkarkuar”.

“Ata kanë shans për të bërë sezon të mirë, por ka presion. Ju duhet të jeni të suksesshëm te United për të qëndruar”.

“Nga përvoja ime me të si lojtar, them se ai është prej menaxherëve më të mirë në botë. Ai ka nevojë për kohë”, ka deklaruar Kluivert. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...