Skautët ia kanë dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të Real Madridit që të nënshkruajnë me të riun, Dani Ceballos.
Pas Theo Hernandez, që e pranoi se sezonin e ardhshëm do të luajë në Madrid, edhe Dani Ceballos është afër transferimit në “Santiago Bernabeu”, raporton AS, transmeton Gazeta Express.
Mesfushori spanjoll bëri paraqitje fantastike në fitoren e Spanjës U21 prej 3:1 ndaj Italisë U21 në Kampionatin Evropian, duke u kualifikuar në finale.
Sipas AS, Reali tashmë është vetëm një hap larg nënshkrimit me 20 vjeçarin, që mbrëmë dhuroi shou.
Sipas AS, Real Madridit pritet t’i ofrojë kontratë gjashtë vjeçare Ceballos, në mënyrë që të blindojë një tjetër spanjoll premtues, pas Asensio, Mayoral, Llorente dhe Vallejo.
Kështu Reali do të vazhdonte me politikën duke menduar për të ardhmen (Ceballos do të bëhej transferimi i tetë këtë verë, pas Theo dhe Vinicius). /Gazeta Express/



