Ja cili ishte kërcënimi i Vuçiqit për NATO-n, më 1998 (Video)

PUBLIKUAR

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte kërcënuar NATO-n dhe Amerikën, gjatë luftës së Kosovës, se do të konsiderohen si agresorë, dhe ashtu edhe do të luftohen, në rast se bëjnë çfarëdo tentimi për të hyrë në Kosovë.

Një deklaratë të tillë ai e kishte bërë nga Prishtina, në cilësinë e ministrit të Informacionit të Serbisë, në ditët kur SHBA-ja, përmes të dërguarit të saj, Chriss Hill, propozonte dërgimin e trupave të NATO-s në Kosovë, për të zbatuar marrëveshjen që mund të arrihej për t’i dhënë fund luftës.

“Serbia nuk do të pranojë, për asnjë çmim dhe në asnjë rast, pavarësisht presioneve, ultimatumeve e kërcënimeve nga jashtë, asnjë lloj të trupave të huaja, përfshirë trupat e NATO-s, në territorin e vendit tonë. Ata do të konsiderohen agresorë dhe si të tillë edhe do të trajtohen”, pati thënë ai, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...