Nën kryesimin e Vlora Limani-Hajnuni, Kuvendi komunal i Lipjanit, të martën ka mbajtur mbledhjen e 22 – të me radhë.
Drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave – Shkelzen Hajdini, ka prezantuar raportin nëntëmujor të shpenzimeve të buxhetit dhe të hyrat për vitin 2015.
Drejtori Hajdini, duke paraqitur raportin e Buxhetit komunal për periudhën nëntëmujore për të gjitha kategoritë theksoi se gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar 84.16 %. Ai ka theksuar, se ekzekutimi i shpenzimeve të buxhetit komunal për periudhën Janar- Nëntor, të këtij viti është duke u realizuar sipas planit dinamik, duke bërë të ditur edhe shpenzimet të tjera nëpër Drejtori dhe sektorë.
Ndërkaq duke folur rreth shpenzimeve në realizimin e investimeve kapitale ai theksoi se komuna është e përkushtuar që për muajt të mbetur të bënë realizimin e buxhetit, ka thënë drejtori Hajdini. Përgjegjesi i buxhetit për Komunën e Lipajnit, ka përmendur edhe shkallën e realizimit e të hyrave për këtë periudhë e cila është 77, 11%, në krahasim me buxhetin.
Ndërsa, këshilltarët komunalë me shumicë votash kanë aprovuar raportin nëntëmujor të shpenzimeve të buxhetit të alokuar, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, këshilltarët komunal, kanë aprovuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës të cilat kanë qenë të propozuara për shqyrtim gjatë kësaj seance si: Propozimi i Planit Orientues të Punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për vitin 2016, Propozim Vendim për miratimin e raportit të punës së Komisionit për çështje të fshatrave dhe lagjeve urbane të Komunës së Lipjanit, Propozim Vendim për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës dhe Propozim Vendim për anulimin e vendimit për ndarjen- transferimin e mjeteve financiare 15NR.400-11527 i datës 03.03.2015.
Po ashtu, në këtë seancë, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Rasim Hasani, para këshilltarëve ka dhënë një informatë lidhur me gjendjen në Arsim në territorin e Komunës së Lipjanit. Ndërsa, informata nga Drejtoria Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me fushatën e korrje shirjeve për vitin 2015 në Komunën e Lipjanit si dhe përgaditjet e mbjelljeve vjeshtore, me vendim te Kuvendit u shtya për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.
Ja çfarë u tha në seancën e radhës e asamblesë Komunale të Lipjanit
PUBLIKUAR


