Ja çfarë thotë Casemiro për bashkëlojtarët pas humbjes nga Valencia

PUBLIKUAR

Mesfushori brazilian i Real Madridit, Casemiro ka folur pas humbjes së ekipit të tij ndaj Valencias në kuadër të La Ligas.

Reali humbi si mysafire e Valencias me rezultat 1-2, transmeton Express.

Por, Casemiro i fajëson vetëm 10 minutat e para të ndeshjes për dështimin e Realit.

”Nuk mund të luajmë ashtu siç luajtëm në 10 minutat e para. Nuk ka dyshim që ishte mungesë koncentrimi nga ana jonë” ka thënë ai.

Ai ka treguar se lojtarët madrilen janë acaruar me vetveten.

“Nuk jemi makina sidoqoftë, jemi njerëz por e dimë që nuk mund të luajmë në 10 minutat e para ashtu. Të gjithë lojtarët janë të acaruar me vetveten. Ishin 10 minuta të këqija dhe 80 të tjera ku u munduam të rikthehemi dhe të krijonim shanse,” ka shtuar ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...