Ja çfarë tha Graniti në përfundim të sfidës

PUBLIKUAR

Granit Xhaka fitoi sfidën me vëllain Taulant me një gol të shënuar që në minutën e 5-të të takimit.

Megjithatë, kjo fitore nuk ka ardhur pa vështirësi për të dhe këtë vështirësi ai e rrëfeu në një intervistë dhënë për “Le Rendez Vous” në Top Channel.

“Shumë e vështirë të luash kundër vëllait, por kemi dhënë maksimumin si ai për Shqipërinë, ashtu edhe unë për Zvicrën. Treguam që jemi profesionistë’, tha ai.

Graniti u jep kurajo kuqezinjve.

“Mendoj se Zvicra e meritoi fitoren. Nëse luajnë si sot në pjesën e dytë, Shqipëria ka mundësi të kualifikohet”, deklaron Xhaka.

Graniti, që tashmë është lojtar i Arsenalit falenderoi tifozët shqiptarë.

“Kam menduar se jemi në Tiranë këtu dhe tifozët kanë qenë shumë të mirë”, deklaroi ai. /

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...