Ja çfarë ka gjetur Auditori në Kuvendin e Kosovës

PUBLIKUAR

Auditori i Përgjithshëm e ka vlerësuar Kuvendin e Kosovës me notat më pozitive deri tani për menaxhimin dhe shpenzimin e parasë publike.

Raporti i Auditorit për vitin 2015 e ka ngritur Kuvendin e Kosovës si një ndër institucionet më transparente dhe më të përgjegjshme në shpenzimin e buxhetit.

Ajo që bie sy në raportin e Auditorit i cili ka bërë edhe krahasime ndër vite për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit, vërehet se në dy vitet e fundit që Kuvendi udhëhiqet nga kryeparlamentari Kadri Veseli, është shënuar shumë progres në rritjen e transparencës dhe menaxhimit efikas të buxhetit të Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit të Auditorit, Kuvendi në dy vitet e fundit i ka shqyrtuar dhe përmirësuar të gjitha rekomandimet e dhëna në vitet e shkuara ku ishin vërejtur parregullsi në menaxhimin e efektshëm të buxhetit të Kuvendit.

Raporti i Auditorit për vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ka realizuar në masën mbi 90 për qind të buxhetit pa asnjë parregullsi, ndërsa po ashtu është vlerësuar edhe transparenca gjatë realizimit të gjitha pagesave sipas kategorive të buxhetit të Kuvendit.

Auditori ka vlerësuar në raport se nuk ka gjetur asnjë vërejtje në menaxhimin e prokurimit publik dhe në menaxhimin e kontratave, transmeton lajmi.net.

Në raportin e publikuar nga Auditori vërehet se Kuvendi i Kosovës është i vetmi institucion që i publikon në mënyrë të detajuar shpenzimet e buxhetit për aktivitete administrative por edhe shpenzimet e detajuara për deputetët.

Derisa në vitet e kaluara raportet e Auditorit jepnin vërejtje dhe dhjetëra rekomandime për Kuvendin, në raportet e fundit Kuvendi ka marrë vetëm katër rekomandime teknike, të cilat menjëherë kanë fuilluar adresohen nga një ekip i ngritur enkas për trajtimin e tyre. /Lajmi.net/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në...

IKD: Vrasja e gruas në Vitomiricë kërkon hetim të plotë të dështimeve institucionale dhe llogaridhënie konkrete

Instituti i Kosovës për Drejtësi shpreh tronditjen dhe shqetësimin e thellë për vrasjen e...

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...