Ivanov: Është koha që bota të bashkohet në mbrojtje të vlerave të përbashkëta

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot në ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, është nënshkruar në librin e zisë, të hapur pas sulmit terrorist në aeroportin ndërkombëtar në Stamboll, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në këto momente të vështira, Republika e Maqedonisë është solidare me Republikën e Turqisë dhe ju inkurajon që me vendosmëri të ballafaqoheni me kërcënimin e lirisë, sigurisë dhe vlerave të qytetarëve të juaj dhe të rregullimit të shtetit tuaj nga ana e terrorizmit. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju dhe familjet e viktimave“, ka shkruar Ivanov në librin e zisë.

Me rastin e këtij akti terrorist në Stamboll, presidenti Ivanov mbrëmë ka dërguar letër me ngushëllime deri te presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në të cilën siç shkruan e ka dënuar ashpër këtë vepër të dhunshme barbare.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...