Italianët pas Bjarnasonit

PUBLIKUAR

Reprezentuesi islandez, Birkir Bjarnason mund të kthehet në Serie A.

Ish-mesfushori i Pescara, i cili befasoi me lojën e mirë në Euro 2016, ku shënoi edhe një gol me kokë kundër Portugalisë ka ringjallur interesimin e skuadrave italiane.

Sipas Sky Sport Italia, agjentët e 28-vjeçarit të Baselit kanë marrë oferta nga tre skuadra të ndryshme të Serie A. Torino dhe Sampdoria janë të njohur tashmë për interesimin në Bjarnason, por garës së sigurimit të shërbimeve të mesfushorit iu është bashkuar edh Roma.

Sipas medieve italiane, Roma ka folur me përfaqësuesit e mesfushorit, por problemi qëndron te çmimi që Baseli kërkon, plot 10 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...