Italia vendos t’i rihapë stadiumet për tifozë më 3 tetor

PUBLIKUAR

Federata e Futbollit e Italisë, FIGC,  dhe liga elitare italiane, Serie A, janë duke punuar për t’i rihapur stadiumet për tifozë nga rrethi i tretë i sezonit të ri 2020/21.

Mediat italiane raportojnë se FIGC dhe Lega Serie A po përpiqen t’i rikthejnë tifozët në stadiume në fillim të muajit tetor. Rihapja e stadiumeve nga xhiroja e tretë pritet të bëhen e pjesshme, transmeton Gazeta Express.

Një e treta e kapacitetit të stadiumit pritet të jetë e hapur për publikun, në bazë të protokolleve të propozuara nga Lega Serie A më 10 korrik.

Sipas Il Corriere dello Sport, dokumenti i prezantuar muajin e kaluar nuk ishte marrë parasysh nga shkencëtarët por se FIGC ende shpreson t’i hapë pjesërisht dyert e stadiumeve nga 3 dhe 4 tetori, kur do të luhen ndeshjet e javës së tretë.

Ky vendim do t’i konvenonte edhe Kombëtares së Italisë, e cila luan ndeshje miqësore më 7 dhe 15 tetor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...