Italia nuk e ka një Messi apo një CR7, por është e fortë!

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Italisë, Giovanni Trapattoni, pranon se përfaqësueses Azzurre po i mungon aktualisht një superyll në nivel të Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos, por thotë se ekipi është i fortë.

Të zgjedhurit e Antonio Contes kanë regjistruar fitore minimale ndaj Maltës dhe Bullgarisë në ndeshjet e fundit kualifikuese për ‘Euro 2016’ duke u kritikuar për paraqitjen e tyre.

“Duhet ta fillojmë çdo ndeshje duke qenë të vetëdijshëm se nuk e kemi një Messi apo një Cristiano Ronaldo , dhe duhet të jemi të kënaqur me ata që i kemi në dispozicion. Ne kemi identiteti të qartë dhe luajmë me shpirt të madh”

“Conte është shumë i mirë, ai arrin të nxjerrë maksimumin e asaj që ka në dispozicion. Lojtarët i besojnë, prandaj duhet t’i besojmë edhe ne”.

“Jam i sigurt se do të jemi protagonistë kryesorë në ‘Euro 2016’, si gjithmonë. Kritikët i kanë ekzagjeruar gjërat, por kjo është normale”, ka deklaruar Trapattoni për Tuttosport.

Italia është në krye të Grupit H me dy pikë më shumë se përcjellësi i parë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...