Italia dhe Gjermania ndajnë pikët

PUBLIKUAR

Italia dhe Gjermania kanë luajtur baras në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Renato Dall’Ara” të Bolognas, përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë dhe brenda tre minutave.

Fillimisht italianët kaluan në epërsi në minutën e 70-të me golin e shënuar nga Lorenzo Pellegrini, teksa pas tre minutave barazoi Joshua Kimmich.

Gjermania me një pikë renditet e dyta në Grupin 3 të Ligës së Kombeve, aq sa ka edhe Italia si e treta.

Hungaria prin në këtë grup me tri pikë, kurse Anglia renditet e fundit me zero pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...