Italia bojkotoi ‘Topin e Artë’

PUBLIKUAR

Italia nuk ka votuar për ‘Topin e Artë’ si shenjë proteste që Gigi Buffon nuk është futur në listën e ngushtë të nominimeve.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ për herë të pesë në Cyrih, por më herët kishte kontestime për listën ku mungonte Buffon.

Kapiteni i Azzurrëve, Buffon dhe trajneri Antonio Conte, nuk kanë dashur të votojnë asnjërin në listën e ngushtë prej 49 lojtarëve.

Megjithatë, FIFA i bëri publike rezultatet, ku u pa mungesa e votave italiane në shenjë proteste për mungesën e Buffonit.

Në anën tjetër shoku i Buffonit te Juventusi, Paul Pogba, është përfshirë në skuadrën më të mirë ‘FIFPro World XI’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...