Isufi: Qeveria po gabon, Kosova humb tokë

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, raport i cili thotë se Kosova ka sipërfaqe 10.905.25 km2 dhe si rrjedhojë nuk humb tokë në Demarkacionin me Malin e Zi, por këtë përsëri e ka kontestuar gjeografi Florim Isufi.

Madje, ai thotë se votimi në Qeveri dhe eventualisht në Parlament i këtij raporti dhe pastaj Demarkacioni në këtë formë me shtetin fqinj është një gabim i madh që do ta bënte politika kosovare.

“Qeveria ka bërë një gabim të madh, sepse me aprovimin e këtij raporti i ka dhënë vetës edhe një autogol të fuqishëm në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi. Kosova nuk e ka sipërfaqen 10.905.25 km2”, ka thënë Isufi, në Ora e Fundit në Klan Kosova.

“Kjo shifër që është miratuar nga Qeveria e Kosovës do të jetë problem shumë i madh, por shpresoj se Qeveria do ta anulojë këtë. Nëse kjo shifër shkon në Kuvend dhe miratohet, atëherë Kosova do t’i humbë 82 km2 dhe Mali i Zi do të rritet 82km2. E kemi thënë me mijëra herë, Kosova ka rreth 11.000 km2”.

Isufi, tash profesor universitar me këto konstatime bie ndesh me ish-profesorin e tij, tani kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe kryetarit të Komisionit për Matjen e Territorit, Hivzi Islami.

Madje, Islami, duke mos i përmendur emrin, por duke aluduar në Isufin dhe gjeografin tjetër, Shpejtim Bulliqin, tha se ata janë “injorantë e mediokër” dhe se “po i fusin barutin Kosovës”.

Por, Isufi thotë se “baruti Kosovës nuk i futet me mbrojtje të interesave shtetërore të Kosovës, por nëse i rrezikon interesat shtetërore”.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...