Istrefi krahason vendimet e Kurtit për të hyrë me polici në Telekom me ato të kohës së Millosheviqit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Pasi ka bërë padinë ndaj Qeverisë së Kosovës, kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij është politik dhe si  të tillë ai nuk do ta përfill deri në momentin kur  gjykata të jap qëndrimin e saj në lidhje me këtë temë.

Istrefi para gazetarëve ka thënë se ai as nuk është njoftuar paraprakisht ashtu siç parashihet për mbledhjen e bordit dhe të tij. Ai tutje ka thënë se vendimet të cilat merren nga persona të cilët shkelin kushtetutën dhe që tentojnë të krijojnë procedura,e me polici të frikësojnë, i ngjasojnë kohës së regjimit të Millosheviqit.

“Vendime të cilat merren nga këta njerëz të cilët çdo ditë shkelinin kushtetutën dhe tentojnë që çdo ditë të nxjerrin procedura, ku kanë tentuar me polici të hyjnë, dhe kjo na kujton situatën e 98-99 ku aparatura e Millosheviq uzurpojke institucione dhe arrestojke njerëz që sherbejshmin për interesa të vendit”, tha Istrefi.

Ai ka treguar se padinë e ka bërë me datën 17 prill e që po ashtu ka kërkuar që t’i caktohet masat e sigurisë.

Istrefi ka thënë se bordi aktual nuk është legjitim dhe duke qenë i tillë vendimet e tij nuk do t’i përfill, derisa t jap gjykata vendimin e saj.

Paditën e kam bërë me 17 prill dhe kam kërkuar një propozim për caktimin e masës së sigurisë dhe do të thotë se vet bordi qysh ka hyrë në formë të jashtëligjshme, për arsye se janë të =jashtëligjshëm nuk do të thotë se nëse i zbatoj ato veprime.

“Deri në vendimin e gjykatës se  a janë të ligjshëm apo jo të ligjshëm, ne e kemi bazë dhe argumente sa të duam”, theksoi Istrefi.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...