Ismaili, qeveritarëve: Paloni teshat, futni në valixhe,…! (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka thënë se 17 shkurti nuk është datë për të festuar, por datë për të protestuar.

“Është koha me fillu me protestu dhe me kërku atë që qytetarët me të vërtetë e kërkojnë. Qytetarët janë të pakënaqur me zhvillimet në vend, posaçërisht me Zajednicën dhe gjitha pakënaqësitë tjera. 17 shkurti po duket si datë e lezetshme për me protestu”, ka vlerësuar Ismaili.

“Këta ish dashur që me vendimin e Gjykatës Speciale për Zajednicës me dhënë dorëheqje”, ka shtuar Ismaili duke aluduar në përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Ismailit, Hashim Thaçi absolutisht nuk e meriton të jetë president i Kosovës.

“Unë dhe shumë deputetë nuk ndihemi të përfaqësuar me Hashim Thaçin. Hashim Thaçin më shumë e urrejnë se që e duan,…”, ka thënë ndër tjerash deputeti i VV-së.

Në fund Ismaili ka dhënë edhe një mesazh për zyrtarët qeveritarë.

“Paloni teshat, futni në valixhe, ecni prej atyhit,…”, ka thënë Ismaili. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...