Ismaili pret ekipin e MCC-së, projekt për monitorimin e ndotjes së ajrit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Ministria e Shëndetësisë do ta mbështesë agjencinë ‘Millenium Challenge Corporation’ nga Uashingtoni e cila do të hartojë një projekt për monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Ministri Uran Ismaili nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se strategjia për kujdesin shëndetësor do të bazohet edhe në raportimin për ajrin e ndotur.

Postimi i plotë:

Me ekipin e MCC-së (Millennium Challenge Corporation) nga Uashingtoni, sot diskutuam për rëndësinë e hartimit të një projekti për monitorimin dhe raportimin e ajrit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë do të angazhohet konkretisht në dizajnimin e një sistemi të alarmit për shëndetin, bazuar në të dhënat e dala nga këto raporte të cilat deri tani i kanë munguar edhe institucioneve edhe publikut. Informimi i saktë është esencial në punën strategjike për kujdes shëndetësor. Ambient më të pastër, jetë më të gjatë

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...