Islam Pacolli publikisht në përkrahje të Imri Ahmetit

PUBLIKUAR

Islam Pacolli edhe publikisht ka dal në përkrahje të Imri Ahmetit për zgjedhjet e 22 tetorit.

Pacolli këtë e ka bërë publike përmes një postimi në facebook.

“Sic edhe keni parë deklarimin tim pak ditë më parë në media se unë nuk jam pjesë e listës së kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, tani deklaroj haptas se më nuk jam pjesë as e strukturave të VV – Lipjan, krejt kjo për arsye se nuk shoh konkurent dhe ekip më profesionale sesa e kryetarit aktual z.Imri Ahmetit me stafin e tij”. ka shkruar ai.

“Njëherit puna e tij 4 vjeqare që mua si invalid më ka prekur thellë gjendjen time në kontekstin pozitiv, për arsye se karroca ime në të kaluaren cdoherë ka ngecur në pamundësi për të lëvizur vetëm, tani kjo brengë dhe kjo dëshirë për të lëvizur dhe prekur nga afër cdo cep të Lipjanit dhe të fshatit tim nga trotuaret që janë ndërtuar nuk më preokupon më, andaj falënderoj përzemërsisht z. Imri Ahmetin”. ka shkruar Pacolli.

“Për punën e bërë dhe krejt kjo dëshmon se ai meriton edhe një mandat tjetër për Lipjanin që duam, andaj kryetarit i uroj edhe për mandatin e ardhshem në krye të Lipjanit, i uroj fitoren e 22 tetorit dhe poashtu deklaroj se jam pjesë e ksaj strukture në proceset e mëtutjeshme”, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...