Carlo Ancelotti shpreson se skuadra e tij të vazhdojë me rezultate pozitive
Bayern Munich ka vazhduar me formën e mirë në Bundesliga. Në xhiron 15’të, bavarezët e mposhtën 1:0 skuadrën e Darmstadt.
Kjo fitore natyrisht se e ka gëzuar ish trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, i cili lavdëroi kundërshtarin.
“Ishte ndeshje e vështirë, Darmstadt bëri ndeshje tejet të mirë. Por fatmirësisht morën tre pikë dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ka thënë Ancelotti. /Express/


