“Ishte dashuri me shikim të parë”, Naim Abazi rrëfen njohjen me Mihrije Brahën

PUBLIKUAR

Naim Abazi dhe Mihrije Braha janë ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë, së fundmi në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, folën për projektet e reja dhe jetën e tyre personale.

Dyshja treguan se edhe cila ka qenë gjëja e parë që kanë pëlqyer të njëri-tjetri kur janë njohur për herë të parë.

Braha tha se kishte qenë zëri i Naimit, ndërsa ky i fundit tregoi se ishte bukuria e Mihrijes.

“Gjëja e parë ishte bukuria. Ishte dashuri me shikim të parë.”, tha Naimi për moderatorin. Më pas, Mihrija tregoi dhe një situatë komike kur u pyet nga Albani se cili prej tyre e kishte harruar datën e përvjetorit të martesës. “Për ta justifikuar këtë, kam harruar dhe ditëlindjen time. E kam kuptuar pas tre ditësh.”, tregoi me humor këngëtarja. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...