Pas një pune operativo-hetimore, nga njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i arratisuri A.R., i cili ishte në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Policia ka njoftuar se arrestimi i të kërkuarit është bërë të hënën, transmeton IndeksOnline.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor për 24 orë.


