Ish-zv.ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Kosova është Jerusalemi dhe Meka jonë, ku ndodhet Basha nipi i Pejës?

PUBLIKUAR

Në protestën para kryeministrisë kundër vizitës së kryeministrit Vuçiq në kuadër të Open Balkan foli edhe ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edith Harxhi.

Sipas saj, projekti i “Ballkanit të Hapur” nuk është asgjë tjetër sesa një “përrallë e keqe që po na serviret sikur është hyrja në Europë, por nuk është asgjë tjetër veçse hyrja në Iugo-sferë, pasi ka ikur Kroacia dhe Sllovenia. Po mundohen të joshin Kosovën e brishtë, që ende nuk ka marrë ulëse në OKB. Pyes Ramën, sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto vite? Zero!”.

Sipas Harxhit, kombi është në rrezik. “Jemi në këtë shesh të madh si në ‘99, një komb me një qëndrim.

Kombi është në rrezik, dhe vjen nga Rama dhe Vucic, dhe atyre që i kanë dhënë misionin për të shkatërruar Ballkanin. Por unë i them atyre, se Kosova është Jeruzalemi jonë, është Meka jonë ”, tha ajo nga podiumi.

Një ”thumb” Harxhi e ka edhe për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Ku ndodhet sot ish-kryetari i PD Lulëzim Basha, nipi i Pejës? Në katër vitet e fundit ai ka bërë vetëm një deklaratë të mjerë , qe nuk nderon asnjë nga ne. Por ne do ringrihemi, dhe si konservatorë do të kemi çështjen kombëtare si prioritet”, tha ajo përballë protestuesve.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla: Qendra për Punë Sociale nuk dorëzoi raportin brenda afatit, s’e kishte konsideruar detyrim ta kthente Arlindën në shtëpinë e përbashkët

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se raporti tregon që Qendra për Punë Sociale...

Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt: Vrasja nuk ndodhi pa paralajmërim, raporti evidenton mangësi dhe vonesa

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...

41-vjeçari që vdiq disa ditë pas aksidentit me motoçikletë është vëllai i aktorit kosovar, Agan Asllani

I riu që humbi jetën disa ditë pas një aksidenti me motoçikletë në Mitrovicë...