Antonio Cassano ka zbuluar sesi i kishte humbur hic më pak se 16 kilogramë gjatë përgatitjeve parsezonale me Real Madridin.
Sulmuesi italian e kaloi një vjet e gjysmë në Real Madrid ku u fut nën regjim të paprovuar më parë nën urdhrat e trajnerit Fabio Capello në verën e vitit 2008, transmeton Gazeta Express.
“Në përgatitjet atletike, i humba 16 kilogramë dhe i shënova dy gola në tri ndeshjet e para të sezonit, por pastaj e humba vendin në ekip”, zbuloi Cassano për Sky Sport Italia.
“E humba toruan dhe kur e ofendon Capellon ai të heqë qafe”, shtoi ai.
“Capello ma dha edhe një mundësi tjetër. Ai bëri shumë për mua por unë bërë shumë pak për të”, e pranoi ai.
/Gazeta Express/



