Ish-ylli i Liverpoolit përfundon në futboll amator

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Lazios, francezi Djibril Cisse është kthyer në Itali dhe do të luajë për klubit e ri, Vicenzën, e cila do të bëjë gara në Serie D.

37-vjeçari, i cili në 41 paraqitje për Kombëtaren e Francës i kishte shënuar nëntë gola, e ka ndërmend ta vazhdojë karrierën në Itali, transmeton Gazeta Express.

Ai i kaloi tri vite në Liverpool para se luante për Marseille dhe Sunderlandin dhe ta kalonte një periudhë të shkurtër në Lazio. Më pas, Cisse luajti edhe për QPR, Al Gharafa, Kuban Krasnodar, Saint-Perroise dhe Yverdon-Sport.

Cisse njoftoi se ka nënshkruar me klubin e ri, AC Vicenza 1902, e cili u themelua këtë verë pasi klubi i Vicenzës bankrotoi.

Për shkak të kësaj, më shumë gjasë klubi i ri do të regjistrohet për të luajtur në Serie D këtë sezon – divizionin amator – dhe jo në Serie C, që është profesional. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...