Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Senegalit, El Hadji Diouf, është penduar pse kishte kaluar në “Anfield” dhe dëshira e tij do të ishte t’i bashkohej Manchester Unitedit.
Diouf, i cimi u bë famëkeq sepse pështynte futbollistët tjerë, nuk e ka problem t’i thotë gjërat troç, pasi thotë se është penduar përse nuk kishte kaluar në Manchester United në vend se t’i bashkohej Liverpoolit.

I pyetur nëse është penduar për kalimin te ndonjë klub, Diouf tha: “Do të thosha për kalimin në Liverpool. Sepse sikur ta kisha mundësinë përsëri, do të kaloja në Manchester United apo Barcelonë. Në atë kohë më kërkonin”.
Diouf iu bashkua Liverpoolit në vitin 2002 për 10 milionë funte pasi mahniti në Kupën e Botës për Senegalin në Japoni dhe Korenë Jugore, por koha e tij në “Anfield” ishte dështim. /Gazeta Express/


