Joaco Cancelo është duke iu nënshtruar testeve mjekësore para se ta kompletojë transferimin në Juventus nga Valencia për 40 milionë euro.
Cancelo u kap në kamera duke u futur në kliniken J Medical të Juventusit të mërkurën në mëngjes, pak orë pasi ka mbërritur në Torino, transmeton Gazeta Express.
Mbrojtësi i djathtë portugez pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 3 milionë euro në Juventus.
Cancelo e kaloi sezonin e kaluar si lojtar i huazuar në Inter. /Gazeta Express/


