Ish-ylli i Brazilit dhe Milanit i humb miliona euro

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë...

Kryetari Imri Ahmeti pret në takim përfaqësuesit e KFF “Ulpiana 1992″

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit...

Ish-ylli i Brazilit, Milanit dhe Romës, Cafu është në telashe pasi u zbulua se është në borxhe të thella në vlerë miliona euro.

Gazeta braziliane Folha de S.Paulo raporton se Cafu është në borxh të thellë, dhe si pasojë së fundmi i ka humbur pesë prona, transmeton Gazeta Express.

Dështimi i agjencisë së tij të sportit, Capi Penta International Football Player, të cilin e udhëhiqte me bashkëshorten, ka bërë që çifti të heqë dorë nga 15 prona të tjera.

“Ky është problemi im. Unë mund të heq dorë nga pronat e mia, makina, shtëpia. Mund të heq dorë nga çfarëdo që dëshiroj për t’i larë borxhet”, ka thënë Cafu për gazetën braziliane.

49-vjeçari – momentalisht ambasador për Kupën e Botës Katari 2022 – i bëri gati 400 paraqitje për Romën dhe Milanin nga viti 1997 deri më 2008, duke i fituar dy tituj të Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve.

Po ashtu, ai është lojtari më me së shumti paraqitje për Brazilin, 142 në total, dhe është lojtari i vetëm që ka marrë pjesë në tri finale radhazi në Kupën e Botës, dy nga të cilat i ka fituar (1994 dhe 2002). /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...