Të fitosh Kupën Libertadores, një nga garat më të rëndësishme në botë, nuk është një arritje e thjeshtë. Të bëhesh kampion i Amerikës Latine dhe të fitosh edhe Champions League është një privilegj që i rezervohet shumë pak të përzgjedhurve në futboll.
Rafinha – ish-mbrojtësi i Genoas që u ngjit në tarracën e Europës në vitin 2013 duke veshur fanellën e Bayern Munich – me suksesin e Flamengos ndaj River Plate i shtohet një liste të ngushtë, të formuar deri më sot nga 11 futbollistë (vetëm një nga të cilët ka luajtur në Itali, të paktën deri tani). Të zbulojmë se cilët:
Marcos Cafù – Ish-mbrojtësi i Romës dhe Milanit ka fituar Copa Libertadores në vitin 2002 dhe 2003 me Sao Paolo dhe Champions në vitin 2007 me Milan.
Juan Pablo Sorin – Rekordi i tij është unik: në vitin 1996 fiton Champions me Juventusin dhe Libertadores me River Plate.
Dida – Ish-portieri i Milanit, kampion Europe në vitin 2003 dhe 2007, kishte fituar Libertadores me Cruzeiro në vitin 1997.
Roque Juniior – Një tjetër që ka fituar Champions me Milanin në vitin 2003, por në vitin 1999 e kishte fituar me Palmeiras Libertadores.
Santiago Solari – Në 1996 fiton me River, më pas si protagonist me Real Madrid në vitin 2002.
Walter Samuel – “Muri”, në Itali me Inter dhe Roma, fiton në 2010 me zikaltërit, dhjetë vite distancë nga Libertadores me Boca Juniors.
Carlos Tevez – “Apashi” protagonist në finalen e vitit 2003 me Boca, më pas udhëheq Manchester United në vitin 2008 bashkë me Cristiano Ronaldon, duke fituar trofeun e Champions.
Danilo – Mbrojtësi i Juventusit, ashtu si Dida, ka dy Champions (2016 dhe 2017 me Real Madrid) dhe Libertadores (Santos 2011).
Neymar – Te Santosi kampion në 2011 shkëlqente talenti që sot është te PSG, por që në 2015 fitoi Champions me Barcelona.
Ronaldinho – i vetmi që ka qenë në fillim jashtë dhe më pas në atdhe. Dominues në Champions 2006 me Barcelona, fiton Libertadores në 2013 me Atletico Mineiro. /Telesport/


