Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasri, iu nënshtrua dje testeve mjekësore në West Ham, klub me të cilin pritet të nënshkruajë kontratë afatshkurtër, raporton Sky Sports.
Ish-përfaqësuesi i Francës momentalisht është duke e kryer pezullimin 18-mujor pasi mori tretman intravenoz në një klinikë në Los Angeles në dhjetor të vitit 2016, në kundërshtim me rregullat e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, pezullimi i tij mbaron në fund të dhjetorit dhe 31-vjeçari ka qenë i lirë të stërvitë me klub që prej fillimit të nëntorit.
Tani, ai pritet të nënshkruajë kontratë me West Hamin. /Express/


