Ish-ylli francez: Zidane do të jetë trajner i Kombëtares së Francës

PUBLIKUAR

Pasi që tashmë e ka fituar një herë Champions League dhe së fundmi edhe La Ligën si trajner me Real Madrid, Zidane është duke u rezervuar si trajneri i ardhshëm i Francës.

Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Francës, Frank Leboeuf, pret që trajneri i Real Madridit, që njëherësh është edhe bashkëkombësi i tij, Zinedine Zidane, përfundimisht do ta pasojë trajnerin aktual të Francës, Didier Deschamps, transmeton Express.

“Nuk e di se kur [trajneri aktual i Francës Didier[ Deschamps do të vendosë, apo kur federata franceze do të vendosë për ta larguar, por ne të gjithë ndjejmë se Zidane do të jetë trajneri i radhës në kombëtaren tonë,” ka thënë Leboeuf për BBC.

Me Kombëtaren e Francës, Leboeuf e ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2000.

“Është shumë e vështirë ta drejtosh Real Madridin për një kohë të gjatë, sepse Perez është shumë i padurim. Kur të jetë e mundur, Zidane do t’i bashkohet kombëtares, dhe kjo është e sigurt,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...