Ish-ylli francez: Mbappe mori vendimin e duhur për ta refuzuar Real Madridin

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe mori vendimin e drejtë për të qëndruar në Francë dhe nënshkruar me Paris Saint-Germain në vend se të shkonte në Spanjë te Real Madridi, sipas Robert Pires.

Gjatë verës, kur sulmuesi i ri u lidh me një kalim te kryeqyteti spanjoll, Pires tha se Mbappe nuk duhet të nënshkruajë me Real Madridin, transmeton Express.

Tani, katër muaj më pas, ish-ylli i Arsenalit dhe Francës, i qëndron besnik këshillës së tij. I pyetur nëse mendon se blerja e Mbappes do t’ia kishte zgjidhur problemet aktuale para golit Real Madridit, Pires tha për Marca: “Mendoj se Mbappe mori vendim shumë të mirë sepse ka qenë e rëndësishme për të të qëndronte në Francë. Ai është shumë i ri dhe ka nevojë ta dëshmojë veten përsëri prandaj kalimi në PSG, sipas meje, ka qenë vendimi i duhur”.

“E di që Madridi dhe Zidane e kanë dëshiruar dhe mbase një ditë do të shkojë në Real, por e përsëris se, për të dhe familjen e tij, ka qenë e rëndësishme të qëndronte në Francë”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...