Ish-ushtari i UÇK-së shpërthen në lot kur kujton vrasjen e një 15-vjeçari në Dubravë: Krejt ua fali, atë jo

PUBLIKUAR

Ish-ushtari i UÇK-së, Arben Bobani, ka shpërthyer në lot derisa ka kujtuar masakrën që ka ndodhur në Burgun e Dubravës pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, në pranverë të vitit 1999.

Ai ka kujtuar skenat e tmerrit të përjetuar bashkë me mbi 900 shqiptarë. Por, Bobani thotë se nëse gjithçka do të falte në jetë, kurrë nuk do ta falte pushkatimin e një të riu

Çfarëdo marrëveshje lë të bëjnë, çfarëdo, unë do ta marrë me rezerva. Ka qenë një i ri, as 16 vjet s’i ka pasë. Ai e kërkonte vëllanë e vet. I thoshim: Fshihu more! Ai doli në lendinë. E goditi në kokë. Skenë që s’e harroj kurrë. Krejt ua fali atë djalë nuk ua fali kurrë”, është shprehur Bobani në emisonin Oxygen në Klan Kosova.

Ai ka treguar se atë ditë të gjithë të burgosurit ishin rreshtuar dhe më pas kishin nisur të shtënat mbi ta.

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...