Ish ushtari i UÇK-së kërkon ndihmë për shërimin e vajzës

PUBLIKUAR

timthumb

Ish-ushtari i UÇK’së, Muhamet Kuka, që la Amerikën për t’iu bashkuar luftës për liri, ka vite që kërkon shërim për vajzën e tij.
Ai tash e dy ditë bredh oborreve të QKUK-së, nga ku kërkon shërim për vajzën e tij, Pranverën, por siç i kanë thënë mjekët, atë duhet kërkuar vetëm jashtë vendit, raporton KTV.

Si i papunë që është prej 15 vjetësh, thotë se, gjendet në hall të madh, ngase nuk mund t’i sigurojë mjetet për shërimin e vajzës.

Kuka thekson se shokët e luftës që tani mbajnë veshur petkun e pushtetarëve, nuk ia hapin as telefonin kur kërkon ndihmën e tyre.

Trajtimi adekuat i vajzës që vuan nga epilepsia, Kuka thotë se mund të bëhet në Tiranë, por as këtë nuk mund ta realizojë pa ndihmë.

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...