Ish truproja e Gruevskit, Urko, ka bë një sherr në Shkup, ja për çka bëhet fjalë (Foto)

PUBLIKUAR

Më datë 27 korrik, 40 minuta pas mesnatës në bulevardin “Boris Trajkovski” ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një veturë “BMW”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi M.D. (43) dhe një motoçiklete Honda e drejtuar nga S.A. nga Shkupi, transmeton Gazeta Lajm”.

Në këtë aksident, S.A. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe gjendet në rrezik jete. Sipas komenteve në rrjetet sociale, shoferi i veturës është ish truproja e Nikolla Gruevskit, Dejan Mitrevski-Urko, shkruan mkd.mk.

S.A. është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e qytetit në Shkup. Ai është jokontaktibil dhe në rrezik jete. Dëshmitarë të rastit kanë thënë se aksidenti ka ndodhur në momentin kur Urko ka dashur të bëjë kthesë-gjysmërreth në linjë të dyfishtë të plotë, duke u përplasur me motoçikletën që ka ardhur nga drejtimi i kundërt dhe të dy bashkë kanë përfunduar në një shitore rreth rrugës.

urko1

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...